Kosova
Qeveria ua ndan nga 30 mijë euro fëmijëve të minatorëve të Artanës që vdiqën sot
Me anë të një komunikate për media, Qeveria ka bërë të ditur se do t’i ndihmojë me nga 30 mijë euro bursë fëmijëve që janë duke ndjekur shkollimin.
“Dy minatorë, inxhinieri Haki Arifi e xehetari Idriz Gërbeshi, vdiqën sot nga shembja e dheut në horizontin e katërt, punishtja 24/9, në minierën e Artanës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vendosur t’i ndihmoj familjet e tyre me nga 30,000 euro dhe bursë për fëmijët që po e ndjekin shkollimin. Djalit të madh të Idrizit, 21 vjeç, do t’i ofrohet mundësi punësimi në minierë”, thuhet në komunikatë.
Pas lajmit për tragjedinë, në Artanë shkoi menjëherë kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, znj. Rozeta Hajdari, ushtruesin e detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, zëvendësministrin e Mbrojtjes, z. Enver Dugolli dhe kryeshefin e Korporatës Energjetike të Kosovës, z. Luigj Imeri. Aty, të pranishëm, ishin edhe kryeshefi i Trepçës, z. Hysen Vrajolli, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Minierës së Artanës, z. Blerim Ymeri dhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, z. Shyqyri Sadiku.
Qeveria e Republikës së Kosovës i shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjet e tyre.
Nuk ka asnjë minator tjetër të ngujuar. Ishin gjithsej 10 minatorë. Dhe, ekipi i mjekësisë ligjore, ai i FSK-së dhe i kërkim-shpëtimit të KEK-ut janë duke punuar për nxjerrjen e këtyre dy trupave në sipërfaqe nga shembja në minierë, shkruajne mediat kosovare, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Tregu organik në Zvicër arrin nivel rekord prej 4.3 miliardë frangash në 2025 Zvicra udhëheq botën në bujqësinë organike... -
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens












