Tematike
Qeveria zvicerane synon t’i integrojë në punë refugjatët
Këshilli Federal në mbledhjen e tij të mbajtur më 10 prill 2019 ka miratuar agjendën për integrim të Zvicrës dhe me këtë, edhe kompensimin që do t`u bëhet kantoneve për koston shtesë në këtë sferë
Refugjatët dhe të pranuarit e përkohshëm duhet të integrohen më shpejt në sferën e punës. Duke pasur këtë qëllim para vete, federata dhe kantonet, në fillim të vitit 2018 janë pajtuar për të krijuar një agjendë të përbashkët të integrimit.
Këshilli Federal në mbledhjen e tij të mbajtur më 10 prill 2019 ka miratuar agjendën për integrim të Zvicrës dhe me këtë, edhe kompensimin që do t`u bëhet kantoneve për koston shtesë që shkakton përkujdesja për azilkërkuesit dhe refugjatët e mitur, të pashoqëruar. Këshilli Federal ka vendosur që kjo agjendë të hyjë në fuqi më 1 maj 2019.
Çdo vit, rreth 11 mijë njerëz aplikojnë për azil në Zvicër.
Sfida e parë për shumë prej tyre është të mësuarit e ndonjë gjuhe lokale, pastaj gjetja e një pune ose arsimimi, shkruan lenews, përcjell albinfo.ch.
Aftësitë jo të mirë gjuhësore dhe kufizimet e tregut të punës në kantone të caktuara, janë arsyet kryesore pse refugjatët nuk punojnë, sipas studimeve të ndryshme.
Shkalla e punësimit në mesin e refugjatëve ndryshon dukshëm nëpër kantone.
Në prill të vitit të kaluar, shkalla e punësimit mes azilkërkuesve të aftë për punë ishte nga 0 për qind në kantonet Glarus, Jura, Nidwalden dhe Uri, deri në 17.5 përqind në Graubünden.
Disa kantone kanë kufizime për refugjatët për të punuar në industri specifike, e disa të tjerë u japin përparësi vendësve, përcjell albinfo.ch.
E mbijetesa e refugjatëve dhe azilkërkuesve i ka kushtuar qeverisë zvicerane 988 milionë franga në vitin 2017. Kjo shumë është rritur që nga viti 2008, kur ishte 329 milionë franga.
Kjo kosto e lartë për sigurimin e mirëqenies së këtyre kategorive, ka bërë që qeveria të interesohet për punësimin e refugjatëve dhe azilkërkuesve.
Kohët e fundit, qeveria zvicerane ka nisur një sërë inciativash lidhur me këtë çështje.
Berna do ta trefishojë në 18 mijë franga shumën që i paguan kantoneve për të integruar çdo person në tregun e punës, projekt që vlerësohet se do të kushtojë 132 milionë franga.
Përmes këtij projekti, synohet që refugjatët ta mësojnë gjuhën lokale brenda tri viteve, të punësojnë të paktën gjysmën e të rriturve brenda shtatë viteve, dhe t’i kyçin në arsim dy të tretat e refugjatëve të moshave 15-25 vjeç.
E-Diaspora
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit Marigona Qerkezi ka një krijimtari të pasur artistike si soprano e shquar, ka shkelur shumë skena...
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
Jeta në Zvicër
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit Marigona Qerkezi ka një krijimtari të pasur artistike si soprano e shquar, ka shkelur shumë skena...
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë?
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër