CH-Ballkani
Qeveritë shqiptare s’po përkrahin hulumtimet shkencore
Punimet e Takimit të dymbëdhjetë Ndërkombëtar të Institutit të studiuesve shqiptarë Alb-Shkenca do të zgjasin tri ditë
Ka nisur konferenca shkencore e Institutit të studiuesve shqiptarë ‘ALB-Shkenca” që është viti i 12 me radhë në të cilin mblidhen studiues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia por edhe studiues nga vende të ndryshme, që t’i shkëmbejnë njohuritë e tyre mbi krijimet shkencore, transmeton albinfo.ch.
Drejtori i Përgjithshëm i “ALB-Shkenca”, Gentian Zymberi ka thënë se qeveritë shqiptare nuk po japin mjaftueshëm përkrahje institucionale në këtë drejtim. Ai ka kërkuar fonde më të mëdha.
Ndërsa Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka thënë se buxheti që ndahet për kërkimet shkencore nuk është i mjaftueshëm por që ka thënë se studiuesit duhet të kërkojnë mënyra të tjera se si të depërtojnë si ajo e Erasmus Plus. Bajrami ka thënë se kanë vështirësi në moscaktimin e prioriteteve dhe kërkoi po ashtu rritje të fondeve.
“Ne duhet të mos kufizohemi vetëm në qeveritë tona, të cilat asnjëherë nuk kanë buxhet të mjaftueshëm, por duhet të gjejmë edhe rrugë për të depërtuar në fondet ndërkombëtare”, tha ministri Bajrami, ndërsa theksoi se është një lajm i mirë që Kosova këtë vit është pranuar në programin Erasmus+.
Punimet e Takimit të dymbëdhjetë Ndërkombëtar të Institutit të studiuesve shqiptarë Alb-Shkenca do të zgjasin tri ditë.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në













