Lajme
Qindra njerëz pa maska demonstrojnë kundër masave të Kovidit në Cyrih
Skeptikët e Coronavirusit janë mbledhur sërish në Cyrih për një "shëtitje". Policia është përgjigjur, duke bërë disa arrestime
Në Cyrih, disa qindra skeptikë të koronavirusit, sot, nën reshje të vazhdueshme të shiut kanë demonstruar kundër masave të zbatueshme të koronës.
“Arbitrariteti shtetëror” është një ndër parullat që mund të lexoheshin në njërën nga banderolat, shkruan 20minuten.ch.
Sipas vlerësimit të bërë nga një reporter lokal, rreth 500 demonstrues kanë marshuar nëpër Niederdorf të Cyrihut, transmeton albinfo.ch. “Asnjëri prej tyre nuk mbante maskë”, thotë një lexues.
Siç raporton Policia e Qytetit të Cyrihut në një komunikatë të saj, disa qindra njerëz janë takuar në orën 13 pasdite në Qarkun 1 të qytetit për një “shëtitje” kundër masave të Koronës.
Policia kishte njohuri për këtë ngjarje paraprakisht dhe ishte në vend me një ekip kontigjent ndërhyrjeje dhe dialogu.
Kur policia deshi t’u drejtohej njerëzve kryesisht të pamaskuar dhe t’u tërhiqte vëmendjen që t`u përmbahen rregulloreve në fuqi, filloi “ecja” në drejtim të urës Münsterbrücke e cila qe bllokuar.
Pas njoftimeve përmes altoparlantëve, pjesëmarrësit u larguan në grupe, përcjell albinfo.ch. Si rezultat, grupet u takuan përsëri në zonën Limmatquai / Niederdorf. Pas kësaj, policia filloi të kontrollojë pjesëmarrësit dhe t’i kthente ata mbrapa.
Me këtë rast janë bërë disa dhjetra kallëzime për shkelje të rregullores Covid.
Katër persona janë dërguan në një stacion policie për hetime të mëtejshme.
(Foto: Screenshot srf.ch)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet













