Lajme
Qindra palestinezë të vrarë gjatë aksionit izraelit për lirimin e 4 pengjeve
Forcat izraelite kanë shpëtuar katër persona, të cilët mbaheshin peng nga Hamasi që prej muajit tetor. Zyrtarët palestinezë kanë deklaruar se gjatë sulmit të së shtunës u vranë 200 persona.
Reuters ka raportuar se ky është një nga sulmet më të përgjakshme izraelite gjatë luftës tetëmujore, ndërsa operacioni i shpëtimit të pengjeve dhe sulmet intensive ajrore u kryen në Al-Nuseirat të Gazës qendrore, një zonë me ndërtime të dendura.
Në operacionin më të madh për lirimin e pengjeve që kur nisi lufta kundër Hamasit në Gazë, ushtria izraelite tha se liroi Noa Argamanin, 25 vjeç, Almog Meir Janin, 21 vjeç, Andrey Kozlovin, 27 vjeç, si dhe Shlomi Zivin, 40 vjeç. Sipas njoftimit nga ushtria, të gjithë ishin mirë dhe u dërguan me helikopter për kontrolle mjekësore dhe ribashkim me të afërmit, pasi u mbajtën peng 246 ditë, transmeton albinfo.ch.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, thotë se luftimet do të vazhdojnë derisa të lirohen të gjithë pengjet. Një ekip amerikan i specializuar për lirimin e pengjeve ofroi mbështetje gjatë operacionit të shpëtimit, sipas një zyrtari të administratës amerikane, i cili nuk ishte i autorizuar të komentonte dhe kërkoi të mos identifikohej.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026











