Bota
Qindra turq demonstrojnë në Cyrih
Pjesëmarrësit u mblodhën ballë Konsullatës së Përgjithshme për të shprehur mbështetjen e tyre për presidentin Erdogan.
Disa qindra persona u mblodhën të shtunën në mbrëmje para Konsullatës së Përgjithshme turke në Cyrih. Ata shprehën mbështetjen e tyre për presidentin Rexhep Tajip Erdogan, pas grushtit të shtetit të dështuar gjatë natës të së premtes.
Protestuesit u mblodhën ballë konsullatës përmes një thirrjeje në Facebook. Shumica prej tyre janë paraqitur duke valëvitur flamurin turk të kuq ose thjesht të mbështjellë rreth supeve me të. Ndërsa ca protestues ishin veshur bluza me fotografinë e Erdoganit.
Disa pjesëmarrës kanë deklaruar për agjencinë ATS se ata dolën në rrugë për të shprehur mbështetjen e tyre për presidentin Erdogan. Të tjerë thoninë se nuk kanë dalë për të mbështetur një person, por një çështje më të gjerë, pra “demokracinë”. “Kolegu im zgjodhi një parti tjetër, për të cilën nuk kam votuar, por ne jemi që të dytë për demokracinë, kjo është arsyeja pse ne jemi këtu të gjithë”.
Në natën mes të premtes dhe të shtunën disa njerëz ishin mbledhur tashmë jashtë konsullatës. Kjo kishte ndodhur në mënyrë paqësore, bëri të ditur policia. Gjithashtu të shtunën, asnjë incident nuk është raportuar.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në













