Integrimi
QKK në Cyrih fton që të “Festojmë së bashku” 17 shkurtin
Qendra Kulturore e Kosovës me seli në Cyrih ka përgatitur një manifestim kulturor festiv për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Në këtë program festiv, përveç shoqërive kulturore e artistike të komunitetit, merr pjesë edhe kengëtarja e njohur e xhazit, Elina Duni.
«Jeni të ftuar në programin festiv që organizon Qendra Kulturore e Kosovës për nderë të 8 vjetorit të pavarësisë së Kosovës me datë 20 shkurt nga ora 19 ne restoranin Salmen në Schlieren, ku do të ju mirëpresin valltarët e ansambleve dhe shoqatave kulturore shqiptare nga Zvicra”, thuhet në ftesën e QKK-së
“Në program marrin pjesë: Ansambli “Vatra”, SHKA “Kërçova”, SHKA “Plisat”, SHKA “Rilindja”, LAPSH-i qendror, Grupi artistik «Aktrimi»si dhe solistja e mirënjohur Elina Duni, Eliza Pintolli, Yllka Zuzaku, Analisa Schneller si dhe Loris dhe Patrik Zejnullahu», thuhet në ftesën të cilën QKK në Cyrih ua drejton bashkatdhetarëve.
PROGRAMI ARTISTIK
«FESTOJMË SË BASHKU»
Mbahet nën përkujdesjen e Ministrisë
së Diasporës të Republikës së Kosovës
Organizatore: QKKDM Zvicër
Data: 20 Shkurt 2016 nga ora 19:00
Adresa: SALMEN SCHLIEREN
UITIKONERSTRASSE 17
8952 SCHLIEREN ZENTRUM
INFO: Shukrije Ramadani • 076 564 01 38
Shaban Haliti • 079 629 95 56
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit20 Shkurt 2016
- Ora19:00
- LokacioniSchlieren/Zürich
- Data e përfundimit29 Korrik 2016 - 0:00
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











