Kosova
Quint: Ndërhyrja e NATO-s parandaloi katastrofën humanitare
Ambasadorët e shteteve të QUINT-it në Serbi kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për bombardimet e NATO-s ndaj ushtrisë serbe, 25 vjet më parë.
Diplomatët e cilësuan këtë ndërhyrje ushtarake të detyrueshme për të parandaluar një katastrofë humanitare. Sipas tyre, ndërhyrjen ushtarake nuk e donte askush, por ajo nisi për të detyruar Slobodan Millosheviç për të ndaluar abuzimin ndaj popullatës civile në Kosovë.
“Ky operacion ushtarak është nisur pasi janë shterur të gjitha mjetet politike dhe diplomatike për të bindur Sllobodan Millosheviqin që të pajtohet për një zgjidhje të negociuar dhe për paqen në Kosovë, në bazë të Marrëveshjes së Rambujes dhe me përmbushjen e kërkesave të Rezolutës 1199 të Këshillit të Sigurimit”, shkruhet në reagim.
Ambasadorët e Francës, Italisë, Gjermanisë, Norvegjisë, ShBA-së dhe Britanisë së Madhe mbështesin gjetjen e një zgjidhjeje në mosmarrëveshjen mes dy shteteve, të cilën e kanë quajtur çështje urgjente të sigurisë europiane dhe thonë se janë të bindur që se zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit të arritur nën kujdesin dhe ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian është rruga më e mirë përpara drejt paqen dhe stabilitetin në dobi të njerëzve që jetojnë në Serbi dhe Kosovë.
Sipas kësaj deklarate, ushtria serbe po bashkëpunon gjithnjë e më shumë me aleancën e NATO-s dhe partnerët evropianë duke marrë pjesë në misionet e Përbashkëta të Sigurisë dhe Politikës së Mbrojtjes. Më 24 mars 2024 bëhen 25 vjet që kur filluan bombardimet e para të forcave ajrore të Aleancës Veri-atlantike, NATO, kundër forcave serbe në Kosovë.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër Migrimi i brendshëm përtej kufijve gjuhësorë të Zvicrës ndonjëherë e vë në provë integrimin lokal. Në... -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis











