Lajme
Quinti: Nuk ka kthim prapa situatës së 25 korrikut
SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia i kanë dërguar një demarsh Serbisë, në të cilën i është bërë e ditur se nuk ka kthim prapa situatës së 25 korrikut.
Mediat serbe, citojnë burime të afërta me qeverinë në Beograd që e ka pranuar demarshin. Në të fuqitë perëndimore propozojnë një formulë të re të kontrollimit të kufijve, të tillë që raportohet se e ka propozuar Robert Cooper.
“Deri më tash në kalimet administrative ka pasur serbë dhe joshqiptarë që janë ndihmuar nga EULEX-i. Sipas modelit të ri në të ardhmen aty do të jenë tre serbë, tre shqiptarë dhe dy policë të EULEX-it. Është kërkuar me ultimatum që Serbia të ndalojë kontrollin e veriut të Kosovës nëpërmjet strukturave paralele”, ka thënë burimi për Alo, duke iu referuar demarshit.
Ajithashtu agjencia gjermane e lajmeve, DPA, raportoi se Robert Cooper propozoi kontrollin e kufijve nga policë e doganierë shqiptarë e serbë, dhe tha se mund të hyjnë vetura, por jo kamionë me mallra.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













