Lajme
Qytetarët e Kosovës e zgjedhin Shqipërinë për të kaluar fundjavën
Vetëm të shtunën në mëngjes kufirin e Shqipërisë e kanë kaluar 1500 shtetas me 400 automjete
Shqiptarët nga Kosova, duket se kanë një vend të preferuar për të kaluar fundjavën, edhe kur moti nuk është shumë i mirë. Ata zgjedhin Shqipërinë pa marr parasysh kohën.
Vetëm gjatë të shtunës dhjetëra mjete dhe autobusë kanë hyrë në Shqipëri me destinacion zonat bregdetare dhe Tiranën, raporton “TCH”.
“Do të shkojmë në Tiranë, në vendin tonë. Nuk jemi jabanxhinj”, shprehet një qytetar. “Do të shkojmë në Sarandë. Por, edhe në qytete të tjera. Rrugës do ta vendosim”, thotë një tjetër, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu ofertat e ndryshme për të kaluar fundjavën në Shqipëri ka bërë që një numër i madh i qytetarëve nga Kosova të zgjedhin Shqipërinë për të kaluar fundjavën. Edhe bregdeti është një tjetër arsye.
Kufirin e Shqipërisë e kanë kaluar 1500 shtetas me 400 automjete. Ky fluks është përballuar nga punonjësit e doganës me 5 sportele funksionale.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën Samiti IV i Diasporës Shqiptare vjen këtë vit me mesazhin qendror “Through Roots We Rise”, duke... -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Takohen Dredha-Latifi, diskutojnë për bashkëpunimin dhe shërbimin ndaj diasporës në Zvicër -
Danimarkë
Kopenhagë, festohet 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Viti 2025 i vlerësuar si vit i shkëlqyer për verën zvicerane Prodhuesit e verës zvicerane raportojnë se vera e vitit 2025 ka qenë me cilësi të shkëlqyer,... -
Europol godet grupe mafioze, katër të arrestuar në Zvicër -
Kriza në policinë kantonale të Jurës: presion dhe mesazhe raciste të shumta -
Këshilli i Madh i Vaudit mbështet marrëveshjet kolektive mbi pagën minimale kantonale -
Çfarë duhet të bëjnë udhëtarët zviceranë të bllokuar në Lindjen e Mesme











