Kosova
Qytetarët e Kosovës shpenzojnë mbi 300 milionë euro duhan
Rreth tre mijë tonë duhan, në vlerë mbi 300 milionë euro, është sasia e duhanit që shpenzojnë qytetarët e Kosovës brenda një viti. Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se nga kjo shumë e përgjithshme, 200 milionë euro është shuma që përfiton buxheti i shtetit në akcizë, tvsh dhe taksë doganore.
Kosova është vend ku mbi 20 për qind e popullsisë janë duhanpirës. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, tha se trendi i importit të duhanit në Kosovë është pothuajse i njëjtë nga viti në vit, por që rritja e akcizës ka rritur edhe koston.
“Importi i duhanit në Kosovë ka një trend të njëjtë nga viti në vit. Rreth 3 mijë tonë brenda vitit importohen në Kosovë. Akciza e duhanit paguhet 43 euro për një kilogram, derisa 18 për qind paguhet tvsh, si dhe taksa e doganës. Nëse mblidhen të gjitha këto në të holla, i bie se rreth 200 milionë euro paguhen këto shërbime, derisa 100 milionë vetëm duhani”, tha Stavileci.
Akciza e duhanit është rritur disa herë. Prej 27 euro për një kilogram cigare sa ka qenë në vitin 2012, në 41 euro në vitin 2016 dhe në vitin 2018 është ngritur në 43 euro.
Në vitin 2013 në Kosovë ka hyr në fuqi Ligji për kontrollin e duhanit, por që zbatimi i tij, ende vlerësohet se nuk është në nivelin e kënaqshëm.
Shkumbin Spahiu, zyrtar në Qendrën për Zhvillim dhe Avokim në Kosovë (KADC), njëherësh monitorues i zbatimit të Ligjit për kontrollin e duhanit, tha se gjatë dy viteve të para të hyrjes në fuqi të Ligjit për duhanin, ai ishte zbatuar në masë të madhe, por me kohë, sipas tij, zbatimi i tij ka filluar të zbehet.
“Shuma prej 300 milionë eurosh, apo 400 mijë pako cigare në ditë ose mbi 20 për qind e popullatës që konsumojnë duhan është tejet e lartë. Kjo tregon për nivel të ulët të vetëdijes së popullatës dhe mungesën e zbatimit të ligjit. Vitin e fundit kemi pasur një rënie të madhe të monitorimit të zbatimit të ligjit kundër duhanit, çka edhe ka ndikuar që të ketë ulje të zbatimit të ligjit, për dallim nga dy vitet e para të fillimit të implementimit të ligjit e që ishte shumë i suksesshëm”, tha Spahiu.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka thënë se sipas raportit të fundit që ky institucion e posedon, përqindja e përdoruesve aktualë të duhanit në mesin e të rinjve 13-15 vjeç krahasuar me hulumtimin e kaluar nga 6.7 për qind në vitin 2014, është ulur në 4.4 për qind në vitin 2016, ndërkohë që ekspozimi ndaj tymit të duhanit brenda ndonjë ambienti të mbyllur është ulur nga 84 në 43 për qind, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë













