Lajme
Paga mesatare në Cyrih, 7832 franga në muaj, 20% mbi mesataren zvicerane
Paga mesatare bruto në të gjithë Zvicrën është 6538 franga. Më së shumti fitojnë ata që punojnë në bankë dhe kanë një diplomë shkolle të lartë profesionale
Të punësuarit në qytetin e Cyrihut janë një hap përpara në krahasim me zviceranët tjerë, kur bëhet fjalë për pagat: Ata fitojnë mesatarisht 20 për qind më shumë sesa fqinjët e tyre në pjesën tjetër të Zvicrës, përkatësisht 7832 franga bruto në muaj, thuhet në një komunikatë të publikuar të enjten nga qyteti i Cyrihut.
Bëhet fjalë për llogaritjen sipas mesatares “median” që nënkupton se gjysma e të punësuarve fitojnë mbni 7832 franga dhe gjysma tjetër, nën këtë shumë, transmeton albinfo.ch
Njoftimi, i bazuar në pagat e vitit 2018, tregon se ka dallime të mëdha edhe në vetë qytetin.
Burrat ende fitojnë më shumë se gratë në pozicione të krahasueshme. Vihet re që hendeku i pagave midis burrave dhe grave zgjerohet me rritjen e moshës: Në grupmoshën deri në 29 vjeç diferenca është 6 për qind, ndërkohë që meshkujt mbi 50 vjeç fitojnë rreth 30 për qind më shumë se gratë e po kësaj moshe.
Pagat më të larta ende paguhen në shërbimet financiare, ndërsa punonjësit e hotelerisë janë në fund të listës, transmeton albinfo.ch. Më së shumti fitojnë ata që punojnë në bankë dhe kanë një diplomë shkolle të lartë profesionale. Paga e tyre mesatare është mbi 13.000 franga. Nga ana tjetër, ata që punojnë në hotele apo restorante fitojnë mesatarisht 4500 franga në muaj.
Paga mesatare bruto në të gjithë Zvicrën është 6538 franga, përcjell albinfo.ch. Shifrat bazohen në sondazhin e strukturës së pagave të Zvicrës, të bërë për vitin 2018 nga Zyra Federale e Statistikave Zvicerane.
PO ashtu në krahasim me mesataren në Kantonin e Cyrihut, banorët e kryeqendrës kantonale fitojnë 12% më shumë, pagat në nivel kantoni janë 6995 franga bruto.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













