Maqedonia
Qytetarët në Maqedoni ankohen për pagat e vogla
“200 euro është rroga, nuk i hipin rrogat hiç, nuk po na dalin paret politikanët duhet ti tradhtojmë, kush të hyjë në qeveri asnjëri nuk bëhet më i mirë hiç”, shprehet një qytetar
Qytetarët në Maqedoninë Veriore me mendime të ndryshme për qeverisjen dy vjeçare të pushtetit aktual. Disa mendojnë se ka arritje në rrugën euroatlantike të vendit dhe në disa reforma. Por shumica ankohen për gjendjen e rëndë ekonomike dhe pagat e ulëta.
“Nuk ka asnjë ndryshim. Në teori po, por teori kemi pasur edhe në komunizëm Vëllazërim-Bashkim, në praktik asgjë, erdh “Demokracia” e njëjta është duke vazhduar nuk ka asgjë vetëm mashtrim i popullit me fraza të zbrazëta”, thotë një qytetar, raporton Alsat.
“Nuk jam i kënaqur duhet më shumë të kujdesen për njerëzit të jenë politikanët më të përgjegjshëm për popullin”, shton një tjetër, përcjell albinfo.ch.
“Në aspektin euroatlantik tregoi sukses të madh, në ekonomi ka rezultate të mira, besoj se do të ketë rezultate edhe më të mira në periudhën që vijon. Për periudhën e ardhshme rekomandoj që të vazhdojë në atë kahje që po lëviz vetëm me intensitet më të madh në drejtim të përmirësimit të shkallëve të rritjes ekonomike…”, është mendimi i një qytetari tjetër.
“Unë e di kur jam i kënaqur, kur ta hipin rrogën atëherë. Unë kam qejf të gjithë të jenë të kënaqur. 200 euro është rroga, nuk i hipin rrogat hiç, nuk po na dalin paret politikanët duhet ti tradhtojmë, kush të hyjë në qeveri asnjëri nuk bëhet më i mirë hiç.
Më 10 200 denarë katër anëtarë nuk mund t’ia dalim, ja këtu rri dhe a do të ha drekë sot ose jo nuk e di më besoni. Nuk është e keqe Qeveria, por tu japë të gjithë diçka dhe jo dikush të marrë dy mijë euro dhe dikush të marrë 100 ose 200 euro”, shprehet një qytetar i zemëruar.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka konfirmuar se dekada e fundit ka qenë më e nxehta e... -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana












