Maqedonia
Qytetarët në Maqedoninë Veriore pro bojkotit të marketeve
Qytetarët thonë se do ta përkrahin bojkotin, se çmimet e ushqimeve janë tepër të larta
Kroatët e zgjuan rajonin, bojkot në markete për shkak të çmimeve të larta përhapet në mënyrë masive.
Vazhdoi në Bosnjë dhe Hercegovinë, pastaj në Malin e Zi, tani edhe në Maqedoninë Veriore, shkruajnë mediat vendase, përcjell albinfo.ch.
Qytetarët e Maqedonisë organizohen për bojkot të marketeve të premten më 31 janar.
Qytetarët thonë se do ta përkrahin bojkotin, se çmimet e ushqimeve janë tepër të larta.
Edhe organizata e konsumatorëve me përkrahje. Përndryshe, bojkot masiv i dyqaneve u zhvillua në Kroaci më 24 janar dhe platforma kroate për mbrojtjen e konsumatorëve “Alo, Inspektor” po bën thirrje për një bojkot të ri për të premten.
Shitjet në dyqanet kroate janë përgjysmuar dhe janë shfaqur incizime që tregojnë se të gjitha produktet në supermarketet janë vënë menjëherë në aksion dhe i kanë zbritur deri në 50%.
Thirrjet për bojkot të premten (31 janar) po përhapen edhe në rrjetet sociale në Bosnje dhe Hercegovinë ndërsa edhe qytetarët e Malit të Zi tashmë po mobilizohen.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës













