Lajme
Qyteti gjerman, me 72 tonelata gurë të çmuar
Banorët e qytetit Nordlingen në Gjermani e dinë se jetojnë me tonelata diamante, por nuk planifikojnë t’i “shembin” që të pasurohen. Nordlingen në Bavari të Gjermanisë qëndron mbi diamantet që gjenden aty qysh prej 15 milionë vjetëve, kur një asteroid goditi Tokën.
Gjeologët vlerësojnë se gjerësia e asteroidit ishte rreth një kilometër, pikërisht sikurse Nerdlingeni i sotëm dhe peshonte rreth 3 miliardë tonelata.
Goditja ishte aq e fortë sa që rriti temperaturën dhe presionin e mjaftueshëm që të krijohet një përzierje mes xhamave, kristaleve dhe diamanteve.
Vlerësohet se rreth 72 tonelata diamante gjenden në rajonin e Nordlingenin. E kur miliona vjet më vonë erdhën banorët e parë, nuk e dinin se shtëpitë po i ndërtonin me materiale tejet të çmuara.
Prej vjetësh besonin se prejardhje e kraterit është nga vullkani, deri në vitet e 60-ta kur u konstatua së bëhet fjalë për një asteroid.
Ata përdorën suevitin (material i përzier me gurë, xham, kristale dhe diamante) si material për ndërtime, duke mos e ditur se përbëhet nga diamantet e shtypura.
Kështu kishat dhe muret e qytetit janë shumë më të vlefshme sesa që duken në shikim të parë. Sasia e diamantit është aq e madhe, por banorët nuk do të mund të fitonin shumë para pasi madhësia e tyre është më e vogël se 0,2 milimetra, kështu nuk planifikojnë ta shembin qytetin për t’u pasuruar.
Megjithatë ky qytet gjerman gjeneron të hyra me mënyra të tjera – turistët nga e gjithë bota shkojnë atje për të parë arkitekturën dhe vizituar muzeun Ris Crater, në të cilin gjendet mostra të kraterit të shkaktuar nga asteroidi, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit













