Kuriozitete
Qyteti i “fundosur”, që doli mbi sipërfaqe pas 30 vjetësh
Qyteti Villa Epecuen dikur ka qenë një nga qytetet e popullarizuara buzë liqenit të njelmët të Buenos Airesit në Argjentinë, por pas një tragjedie të vitit 1985, u përmbyt i tëri.
Kaluan 30 vjet që prej asaj kohe, e pas tërë këtyre viteve u shfaq përsëri mbi tokë. Se si duket tani e shohim në videon në vijim.
Villa Epecuen dikur ka qenë një qytet i popullarizuar turistik buzë liqenit të njelmët në jug të Buenos Airesit, në Argjentinë, por më 10 nëntor të vitit 1985 ky qytet ishte përmbytur i tëri, raporton emisioni SOT i KTV-së, përcjell albinfo.ch.
Pas periudhës së shirave të rrëmbyeshëm, niveli i liqenit ishte rritur shumë, duke shpërthyer murin mbrojtës rreth qytetit. Banorët dhe turistët ndërkaq qenë detyruar të evakuoheshin nga shtëpitë dhe ndërtesat, të cilat u zhdukën 10 metra nën sipërfaqen e ujit.
Tash, 30 vjet më vonë, uji është tërhequr, ndërsa qyteti është shpërfaqur mbi tokë.
Villa Evecuen tashmë është shndërruar në atraksion turistik, si dëshmi e atmosferës së frikshme apokaliptike që jep ky vend.
Videon mund ta shihni duke klikuar këtu.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe














