Bota

Argjentina kërkon nga Rusia ekstradimin e ish ministrit të jashtëm iranian

I akuzuar për vrasje, e për pjesëmarrje në bombardimet në Argjentinë, kjo e fundit ka kërkuar nga ana e shtetit rus ta arrestoj ish ministrin e jashtëm iranian, Velaytin.

Ministria e Jashtme në Argjentinë, ka kërkuar nga ana e Rusisë të arrestoj dhe të ekstradoj, ish Ministrin e Jashtëm iranian, Ali Akbar Velayati.

Qëllimi i arrestimin dhe ekstradimit është roli i të njëjtit në bombardimet e vitit 1994 të një qendre të komunitetit hebraik në Buenos Aires.

Në këtë bombardim u vranë 85 persona dhe u plagosën 300 të tjerë, shkrujnë mediat argjentinase, përcjell Albinfo.ch.

Ish ministri iranian, Velayati, tani shtë këshilltar i lartë i Udhëheqësit Suprem të regjimit iranian, më 12 korrik shkoi në Moske për tu takuar me Presidentin Vladimir Putin.

Ministria e Jashtme e Argjentinës tha në një deklaratë se nuk kishin marrë përgjigje në lidhje me kërkesën e eksradimit.

Po ashtu, kur Velayati ishte Ministri i Jashtëm i regjimit klerikal, një bombë shkatërroi zyrat qëndrore të Shoqatës së Ndërsjellë Argjentinase Izraelite më 18 korrik, të vitit 1994, i cili ishte sulmi më i madh terrorist në historinë e Argjentinës.

Sipas prokurorirsë argjentinase, Velayti cilësohet si një organizator ideologjik i sulmit, ndërsa i njëjti është akuzuar edhe për vrasje.