Kalendari
Qyteti i Lozanës dëshiron të jetë partner me shoqatën tuaj
Si të favorizojmë bashkëpunimin tonë?
Rrjeti asociativ luan një rol thelbësor në integrimin. Nëse më shumë se 160 shoqata janë aktive në këtë fushë në Lozanë, është e qartë se burimet e tyre janë shumë të pabarabarta, në mes të atyre që mbështeten në një kontribut profesional dhe atyre që aktivitetet e tyre kryesisht në angazhimin vullnetar. Forumi i hapur për “Dëgjimin e diversitetit” është i organizuar pikërisht si një hapësirë bisede dhe për pjesëmarrje të qytetarëve për shoqatat që kanë të bëjnë me emigrantë.
Qëllimet dhe pyetjet janë përcaktuar paraprakisht në konsultim me përfaqësuesit e shoqatave dhe me pyetjen në vijim do të lansohet forumi i paraparë më 29 nëntor:
Qyteti i Lozanës dëshiron të jetë një partner me shoqatën tuaj.
Si mund të favorizojmë bashkëpunimin tonë?
Forumi i hapur do të mbahet në bazë të propozimeve të bëra nga pjesëmarrësit për të identifikuar vijat e ardhshme të punës për të inkurajuar dhe nxitur bashkëpunimin. Ju do të gjeni më shumë informacion mbi programin dhe metodologjinë e Forumit të Hapur në www.lausanne.ch/bli
Çdokush i interesuar për këtë çështje është i mirëpritur. Regjistrimi mund të bëhet deri më 20 nëntor dhe është pa pagesë ([email protected];. Tel 021 315 72 45). Angazhimi juaj: Pjesëmarrja gjatë gjithë ditës!
Ky forum i hapur do të pasohet nga një vlerësim i përbashkët në fund të janarit 2015, për të shqyrtuar hapat e mëtejshëm.
Për më shumë informacione mund të klikoni këtu: www.lausanne.ch/bli.
Regjistrimi është falas gjithë ditën.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit29 Nëntor 2014
- Ora11:00
- Data e përfundimit28 Nëntor 2014 - 11:00
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli La Chaux-de-Fonds, Neuchâtel: Trupi i tij i pajetë u gjet nga rojat e burgut rreth orës...
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut