Kosova
Qyteti i Prishtinës në kaos për shkak të bojkotit në transportin publik
Ndërkohë, kryetari i Prishtinës Përparim Rama fajësoi Qeverinë tashmë në detyrë për mos alokimin e mjeteve për kryeqytetin
Qytetarët e Prishtinës sot nuk kanë mundur të shfrytëzojnë shërbimet e transportit publik.
Trafiku Urban dhe linjat private të transportit publik kanë ndaluar sot punën për shkak të bllokadës financiare në Komunën e Prishtinës.
Një nga protestuesit tha se gjendja është jashtë normales duke u kërkuar falje qytetarëve për ndërprerjen e punës të cilën tha se nuk e bën me dëshirën e tyre, transmeton albinfo.ch.
“Sot jemi ardhur në gjendje jo normale, zgjidhja është e juaja me ardh me na thirrë në takim me na kallëzu e na dalim i transmetojmë te masa. Përmes mediave ju kërkojmë falje qytetarëve që e kemi ndërprerë punën, jo me dëshirën tonë. Kryetari i Komunës është i obliguar me na informu pse ka ardh kjo gjendje në këto momente?”, tha një punëtor i linjave të autobusëve në Prishtinë.
Ndërkohë, kryetari i Prishtinës Përparim Rama fajësoi Qeverinë tashmë në detyrë për mos alokimin e mjeteve për kryeqytetin.
Sipas tij problemi është te Ministria e Financave, teksa thotë se ky problem mund të zgjidhet shumë shpejt.
Rama kërkoi publikisht takim urgjent me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati.
“Edhe Trafiku Urban edhe sektori privat, faktikisht kanë punuar me muaj të tërë kanë kryer shërbime me muaj të tërë pa pagesa, për arsye se fondat tona të kryeqytetit, të hyrat vetanake të cilat me ligj duhet me iu transferu kryeqytetit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të bllokuara. Si rezultat e kemi pasur të pamundur me pagu edhe Trafikun Urban edhe sektorin privat që kryejnë shërbime për kryeqytetin. Pra, ky është problemi, problemi është atje të Ministria e Financave prandaj kërkoj takim urgjent edhe me kryeministrin edhe me ministrin e Financave për me zgjidh këtë problem sepse ky problem mundet me u zgjedh menjëherë. Pra, po e përsëris edhe njëherë, kjo është sikur ju qytetarë të nderuar paret me i pasë në bankë, i ke fondet e tua në bankë e një zyrtar i bankës nuk po t’i lëshon paret për teket të veta. Kjo po ndodh për fat të keq këtu në kryeqytet”, tha Rama.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?










