Lajme
Qyteti italian “pushtohet” nga mizat
Restorantet dhe turistët me javë të tëra janë duke luftuar luftuar me një numër të paprecedentë të mizave.
Në qytetin toskan Orbetello, kërcënohet të shkatërrohet tërësisht sezoni turistik në pjesën më të bukur të Italisë, nga ajo që banorët e quajnë “vala shqetësuese e mizave”.
Restorantet dhe turistët me javë të tëra janë duke luftuar me një numër të paprecedentë të mizave, për shkak të të cilave jeta në qytet ka ndryshuar plotësisht, raporton Guardian, përcjell Albinfo.ch.
Pronarët e restoranteve dhe bareve në Orbetel, i famshëm për lagunën e tij dhe plazhet e gjata me rërë, thonë se biznesi pothuajse është ndalur, pasi turistët shmangin daljen për darkë.
“Ne jemi të detyruar të mbyllim dy orë më herët”, i tha Corriere della Sera pronari i Caffe sul Corso, Luigi Drogo.
Ndërsa pronari i restorantit Ovosodo, ndërsa përshkruan tmerrin psikologjik që mizat kanë shkaktuar në restorantet në natyrë, thotë se disa objekte kanë fikur dritat e jashtme dhe po pranojnë rezervime për darkë vetëm deri në orën 21:00.
“Mijëra miza mblidhen rreth llambave dhe lëvizin si një valë shqetësuese midis tavolinave të jashtme”, tha ai për Corriere.
La Repubblica citoi një vizitor nga Roma të thoshte se Orbetello ishte “plotësisht i pushtuar” nga insektet./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?












