E-Diaspora
Si e shpallën disa media zvicerane UÇK-në “organizatë terroriste”
Duket se portali i gazetës Blick (blick.ch), me titullin “I panjohuri i vë Shaqirit të hutuar xhaketën e ish organizatës terroriste, UÇK", ka prirë në këtë drejtim
Ka mjaftuar një akt, mbase naiv dhe i pamenduar mirë i një tifozi të panjohur, i cili i ka vënë Shaqirit një uniformë me simbolin e UÇK-së, që një numër i konsiderueshëm i mediave zvicerane, të shpërthejnë me tituj që nxisin urrejtje.
Duket se portali i gazetës Blick (blick.ch), të njohur edhe më parë për politikë, në rastin më të mirë “të pamatur” në raport me të huajt dhe shqiptarët, ka prirë në këtë drejtim. Në titullin e artikullit të tij, blick.ch fillimisht kishte shkruar: “I panjohuri i vë Shaqirit të hutuar xhaketën e ish organizatës terroriste, UÇK”.
Titulli në Blick, në versionin e parë parë …
Më vonë, ndoshta pas reagimeve ose konsultimeve të brendshme, po ky portal “zbut” paksa qëndrimim, duke e vendosur titullin tjetër, “I panjohur i vë Shaqirit të hutuar xhaketën e ish organizatës paramilitare shqiptare”, shkruan albinfo.ch. Por, dëmi tashmë ishte bërë. Dhe, shumë lexues tanë e kanë siguruar versionin e parë, të cilin po e publikojmë këtu si dëshmi.
… dhe ai, në versionin e dytë
Ndërkaq, gazeta Blick, mjerisht, nuk mbeti e vetme në këtë drejtim. Ngjashëm, e në raste, në mënyrë edhe më skandaloze, lidhur me incidentin kanë raportuar edhe disa media të tjera zvicerane. Nën ndikimin e inercisë, ato shumica, UÇK-në, që në titull “e shpallin” terroriste. Kështu ka ndodhur me portalin e gazetës 20minuten.ch, në portalet si bluewin.ch, nau.ch etj. Disa nga këto, ndërkohë e kanë ndryshuar titullin, duke e zbutur e disa ende jo.
Për të qenë të sigurt se këta tituj janë skandalozë, dhe në rastin më të mirë, joprofesionalë, duhet cekur se në këtë moçal të politikës së ulët nuk kanë rënë mediat serioze si NZZ, Tages Anzeiger, SRF etj.
Sidoqoftë, të gjitha mediat që raportuan për skandalin, përveç titullit skandaloz, edhe në brendinë e tekstit kanë përdorur mostrat e njohura dhe manipuluese, të gjetura mbase diku në burime “serioze” si wikipedia, për UÇK-në “terroriste”. Ato nuk kanë marrë mundin që të bëjnë një kthjellim se ku është dallimi në mes të luftës për liri dhe terrorizmit por thjesht, janë mjaftuar me përkufizimin që UÇK- së i ka bërë Serbia dhe qarqet që mbështesin versionin serb. Askund asnjë fjalë në këto tekste që në fakt, nuk ka për rolin e palës kundërshtare të UÇK-së në atë luftë, për ushtrinë dhe paramilitarët serb. Prandaj, cilësimet e tyre më shumë ngjajnë me riprodhime serike të qëndrimit serb… Që i bie se pala serbe paska mbajtur qëndrim prej engjëlli në luftë me “terroristët”.
Zelli me të cilin këto media e quajnë terroriste UÇK-në pos njëanshmërisë tregon mbase edhe një gjë: angazhimin e pamjaftueshëm të shtetit të Kosovës, i tillë çfarë është, për të përhapur të vërtetën mbi luftën e drejtë të shqiptarëve në luftën e fundit, dhe në këtë kuadër, edhe të UÇK-së. Një reagim i Ambasadës së Kosovës në Zvicër në një rast si ky, mbase nuk do të ishte i tepërt.
E-Diaspora
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore Besimi i konsumatorit është më i ulët se mesatarja, duke çuar në një tkurrje të konsumit...
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit
-
Gjithnjë e më shumë kompani po testojnë javë katërditore
-
Sasi rekord bore në Säntis
-
Qeveria federale mund të vlerësojë telefonat celularë të azilkërkuesve nga prilli 2025