Kosova
Rada Trajkoviqi, këshilltare e ministrit të ri të Qeverisë Kurti
Nga sot, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, do të jetë këshilltare e ministrit të ri për Komunitete dhe Kthim të Qeverisë Kurti, Nenad Rashiq, përcjell albinfo.ch.
Këtë informacion për Media Center e ka konfirmuar vetë Rashiqi të enjten.
“Është e duhura për t’u emëruar, sepse ka një përvojë dhe njohuri të shumta. Është e sigurt që mund të mësohet shumë prej saj dhe do të japë një kontribut të madh në punën e ministrisë. Përveç kësaj, ajo ishte një nga kandidatet në listë dhe kështu mori përgjegjësinë dhe pati guximin të ishte pjesë e listës së partisë sonë”, ka thënë Rashiq.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, Rada Trajkoviq ishte në listën e Iniciativës Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, por kjo iniciativë nuk fitoi vota të mjaftueshme për të hyrë në Kuvendin e Kosovës.
Mirëpo, pas dorëheqjes së deputetëve të Listës Serbe në fillim të nëntorit, në Kuvendin e Kosovës hyri Cvetko Veljkoviq, i cili ishte kandidat i kësaj iniciative. Por, dy ditë pas betimit, Veljkoviq u largua nga kjo Iniciativë Qytetare.
Qeveria e Kosovës e konfirmoi vendimin për emërimin e Rashiqit si ministër për Komunitete dhe Kthim. Këtë pozitë e kishte mbajtur Goran Rakiqi i Listës Serbe para dorëheqjes.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












