Lajme

Mijëra kosovarë drejt Shqipërisë edhe këtë fundjavë

Për këtë arsye janë krijuar radhë të gjata në Morinë në orët e mëngjesit

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës që në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune ka pritur fluks të lartë të qytetarëve shqiptarë nga Kosova që vijnë për pushime në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.

Ashtu si edhe në vitin e kaluar, kur situata nga pandemia ka qenë më e rënduar, qytetarët e Kosovës edhe këtë vit duket se do të jenë gjallëria kryesore e turizmit në bregdetin shqiptar.

Për shkak të fluksit, policia kufitare në Morinë ka aplikuar procedurën e përshpejtuar dhe punën me kapacitet të plotë më gjashtë sportele për të shmangur radhët dhe pritjet e gjata.