Maqedonia
Radhë të gjata para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Bernë
Sot, një numër i madh i qytetarëve ishin nisur drejt Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Bernë për tu pajisur me autorizime udhëtimi
Kriza për pajisje me dokumente pesonale si pasaportë, letërnjoftim dhe leje qarkullimi në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka filluar që nga mesi i muajit të kaluar, si rezultat i politikave që lidhen me ndryshimin e emrit të shtetit dhe vendosjen e Emrit të ri, Maqedonia e Veriut në dokumentet personale.
Duket që kjo krizë ditëve të fundit është reflektuar edhe në qendrat diplomatike të vendit në Europë, e veçanërisht në Bernë të Zvicrës, shkruan albinfo.ch. Gjatë ditës së sotme që në orët e hershme të mëngjesit, një numër i madh i qytetarëve ishin nisur drejt Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Bernë për tu pajisur me Autorizime, të cilat do t`ua mëndësojnë udhëtimin për në vendlindje, në mungesesë të një pasaporte me afat valid.
Nga Ministria e Punëve të Brendëshme në Shkup, kanë njoftuar se qytetarët e Maqedonisë së Veriut, kanë mundësi të udhëtojnë për në vendlindje me pasaportë të skaduar pasi Qeveria e Maqedonisë ka realizuar një marrëveshje për këtë çështje, me shtetet gjegjëse. Megjithatë shumë qytetarë janë skeptikë për këtë dhe duke u frikëuar nga problemet që mund të paraqiten nëpër vendkalime kufitare, ia kanë mësyrë selive diplomatike.
Deri në fund të javës së shkuar, Ambasada e Maqedonisë, nuk ka dhënë autorizime udhëtimi duke u arsyetuar me faktin që Qeveria e vendit e ka regulluar këtë çështje me shtetet ballkanike dhe europiane dhe se udhëtimi me pasaportë të skaduar është i mundshëm.
“Isha në Amsasadën e Maqedonisë në Bernë dhe kërkova një autorizim për djalin tim pasi i kishte skaduar afati i pasaportës. Ata më thanë se një gjë e atillë nuk është e nevojshme dhe se ne mund të udhëtojmë me pasaportë të skaduar, pasi Qeveria e kishte regulluar këtë çështje me vendëkalimet ku ne do të kalojmë” – thotë për albinfo.ch Bujar B, i cili që para një jave kishte kërkuar një autorizimin i cili nuk iu dha.
Duket që mosdhënja e Autorizimive me kohë, ka shtuar radhën e njerëzve para objektit të Ambsadës në Bernë, në prag të fillimit të pushimeve verore. (fotot: Radio Vala)
/i.a./
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm Sipas Raportit të fundit të Arsimit Zviceran, 90.1% e 25-vjeçarëve në Zvicër përfundojnë arsimin e mesëm... -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse














