Lajme
Rakiq, i zhgënjyer me Apostolovën
Ditë më parë zyra e BE-së në Kosovë njoftoi se nuk do t’ia ndajë komunës së Mitrovicës së veriut ndihmën e premtuar financiare prej 7.8 milionë eurosh, pasi që kjo e fundit nuk ka arritur t’i largojë objektet e ndërtuara pa leje
Goran Rakiq kryetari komunës veriore të Mitrovicës, përmes një deklarate për shtyp i ka kërkuar përfaqësueses së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Natalya Apostolova, që ta bëjë publik dokumentacionin e marrëveshjes për rivitalizimin e urës dhe ndërtimin e ndërtesës së Universitetit.
“Procedura komplete e tenderit, financat dhe projekti ka kaluar nëpërmes zyrës së Apostolovës, prandaj dëshirojmë që ato marrëveshje të bëhen publike, sepse nuk duam që të bëhemi pjesëmarrës në hapat e gabuar të Apostolovës për të cilët jam i sigurt se nuk e ka mbështetjen e Brukselit zyrtar”, ka thënë Rakiq në deklaratën e tij.
Ditë më parë zyra e BE-së në Kosovë njoftoi se nuk do t’ia ndajë komunës së Mitrovicës së veriut ndihmën e premtuar financiare prej 7.8 milionë eurosh, pasi që kjo e fundit nuk ka arritur t’i largojë objektet e ndërtuara pa leje në hapësirat ku do të ndërtohej një qendër universitare, kulturore dhe administrative.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












