Kosova
Rama: Bashkimi Evropian po e mban peng Kosovën
“Një nga pengjet e BE-së”, argumentoi kryeministri, “është Kosova!”
“Bashkimi Evropian e ka marrë peng Kosovën. Peng është Kosova, e një loje shahu, ku një nga figurat e lojës, ka vendosur që atë ushtar ta mbajë peng”.
Ka qenë kjo deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për shtyp të përbashkët me ministrin gjerman për Evropën, Michael Roth, ku ndër të tjera, lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë në hapësirën e unionit ka qenë temë diskutimi.
Sipas Ramës, Bashkimi Evropian është tempulli i demokracisë dhe i politikës. Vetë politika është një lojë shahu dhe lojë pengjesh.
“Një nga pengjet e BE-së”, argumentoi kryeministri, “është Kosova!”, përcjell Albinfo.ch.
Kjo për të, jo si pasojë e një vendimi unional, por sepse kështu kërkon një nga figurat e shahut evropian.
“Shqiptarët në Kosovë nuk lëvizin më lirisht. Jo sepse kështu do gjithë Bashkimi Evropian, por sepse një nga figurat e shahut ka thënë: ‘Jo! Ai ushtari atje në diagonale nuk duhet të lëvizë’. E turpshme, por nuk ke çfarë bën”, cilësoi Rama.
Ky qëndrim i kryeministrit erdhi pasi u pyet mbi lëvizjen e shqiptarëve të vaksinuar me dozat Lindore në hapësirën e BE-së.
Për të, lëvizja e lirë e shqiptarëve është e garantuar prej vitesh dhe nuk mund të fragmentarizohet nga vaksinat.
“BE-ja s’duhet të marrë peng askënd në këtë rajon për shkak të vaksinës. Nuk ka pse paguhet testi për në BE kur ke bërë vaksinën. Nuk e kam fjalën vetëm për shqiptarët e Shqipërisë. E kam fjalën edhe maqedonasit, malazezët, boshnjakët, gjithë Ballkanin”, përmbylli kryeministri.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












