Shqipëria
Rama: Duhet të përgatitemi për një valë të dytë infektimesh
"Zoti mos na sjelltë para kësaj prove" tha Rama.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se vendi duhet të jetë i përgatitur edhe për një valë të dytë infektimesh nga Covid-19, ndonëse numri i rasteve të të infektuarve ka rëndë ndjeshëm.
Teksa inspektoi spitalin QSUT, Rama u njoh me përfaqësuesit e këtij institcioni se po përgatitet një hapësirë e re qe mund të shërbejë si një spital Covid 3 nëse do jetë e nevojshme.
“Ne duhet ta përgatisim sepse çdo gjë mund të ndodhë dhe duhet të jemi gati. Është shumë problem kjo situatë e hapjes sepse edhe mënyra si shkoi, njerëzit u reklasuan hë mo se ska gjë, shumica e kupton se ishte rezultat i shtrëngimit të fortë, megjithatë jeta, rutina zakonte janë shumë të forta, ne duhet të përgatitemi fortë për eventualitetin e një vale tjetër. Po lexoja një artikull për gripin spanjoll dhe thoshte se vala e dytë ishte… do Zoti mos na sjelltë para kësaj prove, megjithatë duhet të jemi të përgatitur”, u shpreh Rama.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













