Kosova
Rama: Ballkani i Hapur është interes strategjik i krejt kombit shqiptar
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përsëritur edhe një herë se Ballkani i Hapur është një nismë në interes të të gjithë shqiptarëve, duke hedhur poshtë akuzat se ajo i shërben vetëm Serbisë
Duke iu përgjigjur në Facebook një komentueseje nga Kosova, Rama tha gjatë vizitës së fundit në Beograd, kryeqyteti serb ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe ata që dogjën njërin, u arrestuan nga Policia.
“E vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht; e vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tradhtar tani, thjesht isha e jam kryeministri i Shqipërisë”, tha Rama.
“E vërteta është se Ballkani i Hapur është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të krejt rajonit, po edhe interes strategjik i Shqipërisë e i krejt kombit shqiptar; e vërteta është se e vërteta vonon, po nuk harron dhe nesër edhe ti do mendosh si unë sot, ndërsa turpin do ta mbajnë ata që e kanë, jo unë e qeveria ime, që kemi mbështetjen e shqiptarëve për të punuar, zhvilluar e për të duruar edhe baltën e lopatave të vjetra të politikës shqiptare”./A2
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? Zhytja në shatërvanët publikë është bërë një ritual shumë i dashur në disa pjesë të Zvicrës.... -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme













