Lajme
Rama e Basha, i japin fund ngërçit politik në Shqipëri
Sipas marrëveshjes, dy liderët politikë thanë se kishin arritur një marrëveshje mbi pjesëmarrjen e të gjitha partive në zgjedhjet e ardhshme parlamentare
Pas një krize disamujore dhe vetëm nën presionin diplomatik ndërkombëtar, kryeministri i Shqipërisë, Rama dhe lideri i opozitës Lulzim Basha kanë arritur një marrëveshje për tejkalimin e krizës. Sipas marrëveshjes, dy liderët politikë thanë se kishin arritur një marrëveshje mbi pjesëmarrjen e të gjitha partive në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Negociatat e tensionuara që filluan të mërkurën me një tryezë të rrumbullakët të të gjitha partive përfunduan me Ramën dhe Bashën që dhanë dorën pas një bisede kokë më kokë që zgjati për më shumë se katër orë. Se çfarë u ra dakord në takim do të zbardhet me detaje në 24 orët e ardhshëm ndërsa avokatët nga të dyja palët do të shkruajnë atë që u ra dakord verbalisht nga të dy liderët.
Baza e marrëveshjes është paketa e hartuar nga eurodeputeti David McAllister, i cili erdhi si një negociator nga BE-ja në fund të prillit, paketë që u shty përpara nga zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Ye gjatë vizitës së tij të 15 majit në Tiranë.
Paketa McAllister ka në qendër garancitë se partitë në pushtet duhet të ofrojnë sigurimin e zgjedhjeve përfshirëse dhe të pranuara për opozitën. Ajo përfshin shtyrjen e datës së zgjedhjeve dhe caktimin e përfaqësuesve të opozitës në qeveri, në poste në krye të procesit elektoral.
Marrëveshja gjithashtu përfshin fillimin e krijimit të komisioneve parlamentare që do të kontrollojnë gjykatësit dhe prokurorët në vend – pjesë e paketës më të gjerë të reformave në gjyqësor kërkuar nga BE-ja.
Basha tha se marrëveshja me Ramën e bënte të tepërt bojkotin e zgjedhjeve nga opozita dhe mungesën në parlament. “Gjithçka ka ndryshuar dhe ajo që konsiderohej e pamundur muaj më parë është tani realitet,” tha Basha. “Nga nesër, do të bëhemi gati t’i japim shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme,” shtoi ai.
Opozita hoqi dorë nga kërkesa që Rama të jepte dorëheqjen si kryeministër.
Përfaqësuesit e opozitës tani duhet të bashkëpunojnë me Ramën dhe ministrat në qeverinë e tij në menaxhimin e procesit elektoral. Më herët, partitë opozitare kishin refuzuar të regjistroheshin në zgjedhjet e 18 qershorit, duke kërkuar largimin e kryeministrit dhe formimin e një qeverie teknike. Tani, mediet në Tiranë përmendin 25 qershorin si ditë të zgjedhjeve.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












