Kosova
Rama: Falë luftës së UÇK-së ne e kemi shtetin
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, pas homazheve në Prekaz, ka thënë se po kujtojnë sakrificën dhe luftën e UÇK-së, pasi fal tyre, sot gëzojmë lirinë dhe e kemi shtetin.
Rama fillimisht ishte te kulla e Jasharajve, ku edhe janë pritur nga Rifat Jashari, e më pas vendosi kurora lulesh në Kompleksin Memorial në Prekaz.
“Sot kemi ardhur me komunën e Prishtinës me i respektuar dhe çmuar vlerat me të cilat na ka lënë familja Jashari, të festojmë paqen të cilën e kemi trashëguar si rezultat i sakrificës së madhe të familjes së tyre….Edhe ne si institucion por edhe për shkak të datave 5, 6 dhe 7 për shkak të luftës së UÇK-së ne sot gëzojmë lirin e kemi shtetin, andaj kemi respektin më të madh. Ju urojmë festat të gjithëve, dhe shpresojmë që në të ardhmen të luftojmë edhe më shumë për paqen në shtetin tonë, vendin tonë dhe për paqen në botë”, tha ai.
Rama së bashku me përfaqësuesit e tjerë të komunës do të vazhdojë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prishtinë dhe Koshare./kp/
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër














