Kosova
Rama: Fëmijët e familjes Abazi do të marrin bursë deri në fund të shkollimit të tyre
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka premtuar sërish përkrahje për pasardhësit e familjes Abazi nga Gjilani, dy anëtarët e së cilës humbën jetën nga tërmeti në Shqipëri.
Rama ka thënë se fondi prej 8164,95 euro për çdo familje të viktimave duhet të aktivizohet sot.
“Fondi prej 8164,95 euro do të aktivizohet sot. Mos harroni se janë edhe dy familje në Kosovë që duhet kontaktuar dhe duhet marrë këtë fond. Fëmijët do të marrin bursën prej 122.47 eurosh, që do ta kenë deri në fund të shkollimit të tyre”, tha ai.
Sot mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit për të filluar procesin e harmonizimit të përpjekjeve, në mënyrë që kontributet e mbledhura të shtohen që procesi i planifikimit të harmonizohet.
Rama, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë, tha se nevoja për të krijuar një bazë solide për financimin e gjithë operacionit të rindërtimit është e madhe dhe domosdoshmëria për të garantuar që të gjitha familjet të targëtohet sipas nevojës, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













