Kosova
Rama: Kosova do të kishte rezultate më të mira, nëse do ta pranonte propozimin tim për Asociacionin
Në një dekladatë për media, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka këmbëngulur se vendi që ai udhëheq ka mbajtur qëndrimin e duhur ndaj Kosovës, duke shtuar se po të pranohej propozimi i tij për Asociacionin, do të kishte, sipas tij, rezultat më të mirë, përcjell albinfo.ch.
Rama propozoi një draftstatut të Asociacionit, i cili iu dërgua liderëve evropianë. Megjithatë, një i tillë nuk u pranua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Më vonë, Kurti e pranoi draftstatutin e ardhur nga Bashkimin Evropian.
Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se Kosova do të duhej t’ia imponojnë Serbisë njohjen e Kosovës vetëm duke u ulur në tryezën e bisedimeve.
“Nuk kam pasur iluzione për asnjë nga këta aktorët publikë që i njoh, nuk kam qëndrime për të modifikuar. Të kthehesha pas, do t’i bëja sërish, nuk jam i kushtëzuar në qëndrimet e mia. Kur ndodh diçka, si në Banjskë, mbajta qëndrimin e duhur, nuk duhet të jemi linear, por fleksibël në përpjekje për ta çuar kauzën aty ku duhet, dhe kjo arrihet vetëm ta mundim Serbinë në tryezë, ta imponojmë në tryezë njohjen e Kosovës”, ka thënë Rama në “A2 CNN”.
Rama ka theksuar se po të ishte lexuar propozimi i tij për Asociacionin, do të kishte dalë rezultat edhe më i mirë.
“Tani që është bërë fakt publik propozimi që kam bërë unë për Asociacionin. E kanë parë që do ishte më e udhës të mos ta kishin përjashtuar, por ta kishin lexuar, se do kishin dalë në një rezultat edhe më të mirë”, u shpreh ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit











