Sport
Rama ndjek në stadium derbin gjerman
“Edhe pse jo ‘bayernist’ kam privilegjin të jem i ftuar nderi i Bayernit te Munichut. Faleminderit për respektin Karl-Heinz Rummenige!”, ishte mesazhi i tij në rrjetet sociale
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka ndjekur ndeshjen në mes Bayern Munich dhe Bayer Leverkusenit në “Allianz Arena”, shkruan albinfo.ch.
Ka qenë kryeministri shqiptar ai që ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se ishte një nga të ftuarit e nderit të kësaj sfide.
“Edhe pse jo ‘bayernist’ kam privilegjin të jem i ftuar nderi i Bayernit te Munichut. Faleminderit për respektin Karl-Heinz Rummenige!”, ishte mesazhi i tij në rrjetet sociale.
Bayerni e fitoi këtë ndeshje 2:1, derisa për Leverkusenin luajti edhe sulmuesi shqiptar nga Zvicra, Admir Mehmedi.
Kryeministri shqiptar njihet si një tifoz i flaktë italian dhe nuk ka ngurruar ta shpreh hapur këtë prirje të tijën në mbështetje të skuadrave italiane duke u shfaqur shpesh me veshje me logon e kombëtares italiane të futbollit.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













