Kosova
Rama në Berlin kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë thirrje për liberalizim të vizave për Kosovën. Në konferencën pas punimeve të Samitit të Berlinit, Rama ka thënë se shpreson që kjo çështje të zgjidhet sa më parë që është e mundur.
Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara në Berlin janë tejet të rëndësishme, por Kosova vazhdon të mos e gëzojë lëvizjen e lirë në vendet e Bashkimit Evropian.
“Sigurisht që mund të tingëllojë paksa e çuditshme ose e huaj për popullin e Kosovës që derisa po bëhet një hap tjetër përmes qeverisë për të nënshkruar liri të lëvizjes me letërnjoftime, ata ende nuk mund të lëvizin lirshëm si çdo kush tjetër në rajon, kur bëhet fjalë për Bashkimin Evropian, me të vërtetë shpresoj që kjo të zgjidhet sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Rama.
Në kuadër të Samitit të Berlinit, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe Serbia kanë nënshkruar tri marrëveshje: për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale.
Duke i njohur letërnjoftimet, qytetarët e Kosovës dhe të Bosnjë e Hercegovinës do të mund të udhëtojnë pa viza në këto dy shtete.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud














