Kosova
Rama në Sarajevë, kërkon lëvizje me karta identiteti për qytetarët e Kosovës
Rama në Sarajevë: Nuk është sekret se ne mbrojmë interesat e Kosovës
Sot, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kërkoi që të mundësohet lëvizja e lirë me karta identiteti e qytetarëve të Republikës së Kosovës në Bosnjë e Hercegovinë, përcjell albinfo.ch.
Kjo temë u diskutua në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krišto, në Sarajevë, ku Rama u shpreh se “ne dëshirojmë t’i forcojmë marrëdhëniet me Bosnjë e Hercegovinën dhe po ashtu e informova kryeministren se jemi duke përgatitur hapjen e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sarajevë”.
“Në Bosnjë e Hercegovinë jeton një komunitet shqiptar dhe mua më vjen shumë mirë të them që komuniteti boshnjak në Shqipëri i ka të garantuara të drejtat e veta gjuhësore, kulturore, fetare që janë të garantuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në ligjin e minoriteteve të Republikës së Shqipërisë”, tha Rama.
Nga ana tjetër, shtoi kryeministri, “nuk është sekret që Republika e Shqipërisë mbron edhe interesat e shqiptarëve në Kosovë dhe në vendet e tjera dhe unë ia thashë dhe kryeministres që ne jemi shumë të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit dhe në radhë marrëveshja për lëvizjen e lirë me kartë identiteti për qytetarët shqiptarë të Republikës së Kosovës të mundësohet, sepse është e pakuptimtë që ne të kemi problematika të kësaj natyre që zbresin deri në nivelin e qytetarëve, ndërkohë që politika duhet t’u shërbejë në radhë të parë të gjithë qytetarëve pa dallim”.
“Unë dëshiroj të besoj që ashtu sikundër vetë Serbia i ka firmosur ato marrëveshje, edhe Bosnjë e Hercegovina do ta bëjë këtë gjë”, theksoi Rama.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











