Lajme
Rama: Opsioni i vetëm i Serbisë për Kosovën, është njohja e pavarësisë
Duke folur për gazetën serbe Blic, Rama tha se zgjidhja e çështjes së Kosovës është në interesin e të gjithëve, jo vetëm të shqiptarëve. Sipas tij, zgjidhja e çështjes së Kosovës është “njohja e plotë e Republikës së Kosovës” nga Serbia
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se e respekton ftesën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç për të nisur një dialog të brendshëm për të zgjidhur çështjen e Kosovës, por ia rikujtoi liderit serb se Kosova është e pavarur dhe njohja e saj është zgjidhje. Duke folur për gazetën serbe Blic, Rama tha se zgjidhja e çështjes së Kosovës është në interesin e të gjithëve, jo vetëm të shqiptarëve.
Në intervistën me titull: “E ndjej dhimbjen dhe vendosmërinë e Vuçiqit për ta zgjidhur problemin e Kosovës” ai ka folur për çështje të ndryshme, si iniciativa e Vuçiqit për Kosovën, (pa)mundësinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, raportet mes Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe për basketbollin dhe artin.
I pyetur në lidhje me propozimin e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç se një zgjidhje e mundshme është ndarja e Kosovës, Rama tha se ky është një propozim i pazakontë, citon TCH. Sipas tij, zgjidhja e çështjes së Kosovës është “njohja e plotë e Republikës së Kosovës” nga Serbia, transmeton albfino.ch.
“Por kur e vendos veten në pozitat e Aleksandrit (Vuçiqit), jam i ndërgjegjshëm se është më e lehtë ta thuash se ta bësh,” tha Rama, sipas të cilit, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë janë më të mira se kurrë më parë dhe se ai është krenar për këtë.
Kryeministri shqiptar, tha se duhet bërë më shumë për të përmirësuar marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













