Shqipëria
Rama për turizmin: Bilanci më pozitiv i shënuar ndonjëherë
9.54 milionë vizitorë të huaj deri në nëntor vizituan Shqipërinë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se viti 2023 ka shënuar vitin me bilancin më pozitiv sa i përket numrit të turistëve.
Sipas tij, 9.54 milionë turistë të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion turistik deri në muajin nëntor, përcjell albinfo.ch.
“Dhjetori vazhdon të sjellë ende flukse mysafirësh nga të gjitha vendet e botës, që duan ta shijojnë Shqipërinë edhe në dimër”, u shpreh ai, shkruan RTSH.
Rama përmendi se vizitorët nga Kosova zënë peshën kryesore të hyrjeve turistike, duke u rikthyer disa herë brenda vitit.
“Përveç vizitorëve besnikë nga Kosova që zënë peshën kryesore të hyrjeve turistike, duke u rikthyer disa herë brenda vitit, italianët kanë qenë surpriza e këtij viti, me 872 mijë vizitorë, Mali i Zi, Spanja, Franca e Gjermania me rritje rekord, e po ashtu Shqipëria po vizitohet gjithnjë e më shumë nga turistë që vijnë nga Turqia, Kina, e vendet nordike”, ka shtuar tutje ai.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau












