Kosova
Rama përshëndet Kosovën, niset për në Sarajevë
Turi dyditor ballkanik, Rama niset për në Sarajevë: Vazhdon takimet në rajon
Sot është dita e dytë e turit ballkanik për Procesin e Berlinit, ku kryeministri Rama dje zhvilloi takimet në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Sot, përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka njoftuar se po largohet nga Kosova për të vazhduar turin e tij në Sarajevë.
“Mirëmëngjesi dhe me një përshëndetje për krejt Kosovën, vazhdojmë drejt Sarajevës për ditën e dytë të takimeve në rajon”, ka shkruar Rama.
Rama sot do zhvillojë takime me krerët e Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë në kuadër të Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë.
Gjatë qëndrimit në Kosovë ditën e djeshme ai u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Një takim me kryeministrin Albin Kurti mbeti pa u realizuar, edhe pse Rama u shpreh optimist se do të ketë një të tillë, pas nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve, veprim ky përmes të cilit, siç tha ai, ia ka hequr ‘merakun’ homologut të tij.
Pak ditë më parë kryeministri Rama deklaroi se Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi. Në këtë mënyrë ai lajmëroi fundin e nismës “Open Ballkan”, në të cilën aktivisht ishin anëtarë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut dhe që u pranua nga Mali i Zi, por jo nga Bosnja dhe Kosova.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën













