Shqipëria
Rama: S’kemi nevojë për gazin rus, prandaj reagojmë fuqishëm
Shqipëria reagon ashpër ndaj Moskës sepse nuk ka nevojë për gazin rus, ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.
Shqipëria reagon ashpër ndaj Moskës, sepse nuk ka nevojë për gazin rus, ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.
Komentet Rama i bëri kur u pyet lidhur me qëndrimin që do ta mbajë përballë ofensivës ruse, duke marrë në konsideratë edhe faktin se Shqipëria sapo ka arrestuar “dy shtetas rusë dhe një ukrainase që tentuan të hynin në një fabrikë ushtarake”, përcjell Albinfo.ch.
Sipas kryeministrit Rama, vendi ndodhet në kushte të tjera krahasuar me ato të vendeve të BE-së që janë të varura nga Rusia për energjinë.
“Shqipëria është shumë unike. Ne nuk kemi nevojë për gazin rus. Prandaj reagojmë fort ndaj Rusisë. Historia jonë ka qenë e tillë që ne nuk kemi asnjë lloj ndjesie kundrejt Rusisë. Në perandoritë sovjetike, monumenti i Stalinit u hoq me hijeshi në vitet 70-a, ndërsa ne e mbajtën edhe pas rënies së murit të Berlinit. Prodhimi ynë i energjisë është në bazë ujore. Kemi marrë një vendim kurajoz për të mos prekur çmimet për familjarët dhe bizneset e vogla. Ne po e mbulojmë plotësisht këtë diferencë që është e rëndësishme për buxhetin shqiptar. Ne ia kemi dalë”, tha Rama.
Duke folur për luftën në Ukrainë, Rama nuk hezitoi t’ia përmendë BE-së çështjen e vaksinave kundër Covid, që sipas Ramës, vendet joanëtare u lanë në harresë.
“Unë e shoh Ballkanin të ndershëm dhe krah Ukrainës deri në fund. Shpresoj që BE nuk do të bëjë gabimin gjatë pandemisë që ne na harruan krejt për vaksinat. Ne jemi në zemër të BE-së”, theksoi Rama./Albinfo.ch
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa Shërbimi hekurudhor në linjën Bern–Thun është aktualisht i ndërprerë. Shkak është një aksident personal midis stacioneve... -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër













