Kosova
Rama: Osmani erdhi në Shqipëri të bëjë propagandë për vota
Rama shprehet se nuk kemi asnjë problem me Kosovën, por, për fat të keq, Kosova ka probleme me veten.
Kryeministri Edi Rama nuk është kursyer as në akuzat e tij kundër Presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanit. Pak ditë më parë në vizitën e saj në Tiranë, Osmani u prit ftohtë nga kryeministri, ndërsa ajo mbajti një fjalim të fortë në foltoren e Kuvendit, duke kundërshtuar traun në Rrugën e Kombit dhe Minishegenin Ballkanik, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, politika rajonale e Kosovës është bërë si kalaja e Rozafës.
Gjatë konferencës së sotme për mediat, Rama u shpreh i ashpër me qëndrimet e Osmanit, ndërsa tha se politika e brendshme është ngatërruar me atë të jashtme. Debatin për traun, kryeministri e ka cilësuar grotesk, duke iu drejtuar Osmanit, ai tha se kjo është të bësh politikë me një çështje administrative me vendin fqinj. Kreu i qeverisë u tregua i ashpër teksa iu referua zyrtares së Kosovës, që sipas tij vjen për të bërë propagandë në Tiranë me qëllim që të fitojë vota në Kosovë.
“Unë mund të them që sigurisht objektivi ynë ka qenë dhe mbetet zero problemeve me fqinjët. Por zero probleme me fqinjët nuk do të thotë fshehje e problemeve, por zërim. Nuk është se ne kemi probleme, nuk kemi asnjë problem me Kosovën. Për fat të keq, Kosova ka probleme me veten dhe nëse mund të bëj një përkufizim, prej disa kohësh politika e brendshme është bërë politikë e jashtme dhe ajo e jashtme është bërë e brendshme. Kjo e ka rraskapitur Kosovën. Është një problem që e shoh me shumë shqetësim, e kam adresuar në mënyrë konstante në të gjitha bisedat e mia me udhëheqësit në Kosovë.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe














