Shqipëria
Rama: Të hënën nis riatdhesimi i shqiptarëve të mbetur jashtë
Në një video-mesazh në “Facebook”, Rama tha se qytetarët nuk do të paguajnë për riatdhesimet.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të hënën do të nisin fluturimet për të kthyer në Shqipëri të gjithë shqiptarët që kanë mbetur jashtë vendit.
Në një video-mesazh në “Facebook”, Rama tha se qytetarët nuk do të paguajnë për riatdhesimet.
“Unë po bëhem copash, po bëhemi 14 copash të gjithë për të mos lënë as edhe një të vetëm. Shumë vetë duan të vijnë dhe kanë vendosur të paguajnë edhe udhëtimin, i falënderoj për këtë. Nuk do të lë gurë pa luajtur për t’u ardhur në ndihmë të gjithëve. Por, dreqi e mori, futeni mirë në kokë që jemi në luftë dhe secili duhet të shtrëngohet. Do të nisim të hënën fluturimet për t’i sjellë në atdhe, nesër do të publikojmë kalendarin e misionit të riatdhesimit dhe pikat përkatëse. Këto misione do t’i kryejmë pa pagesë nga ana e individëve, dhe unë besoj se i takon “Lasgushit” t’i sjellë njerëzit tanë në shtëpi”.
Ai sqaroi se ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, po punon për të marrë lejet e nevojshme.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












