Kosova
Rama thotë se për Kosovën nuk pajtohet me Vuçiqin
Ndonëse është kritikuar për marrëdhënie të afërta me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se ka pikëpamje krejtësisht të ndryshme me Vuçiqin për çështjen e Kosovës.
“Për mua është shtet i lirë, demokratik, sovran i Kosovës. Mendoj se ndërkohë gjërat po përparojnë, gjërat po ndryshojnë. Gjërat po ecin në drejtimin e duhur. Ngadalë, por po ecin.
Dikur nuk kemi pasur komunikim dhe ishte e pamundur të imagjinohej që serbët dhe shqiptarët mund të ishin në të njëjtën tavolinë. Pra, do të duhet kohë, do të duhet kohë, por kjo është në rregull”, tha Rama për televizionin malazez, “A plus”, përcjell albinfo.ch.
Rama foli edhe për deklaratën e presidentit Vuçiç në Forumin Ekonomik Botëror të mbajtur së fundmi në Davos.
“E lexova deklaratën e fundit të Presidentit Vuçiç nga Davosi dhe mendoj se ishte mjaft e respektueshme, duke pasur parasysh mënyrën sesi ai shprehu nevojën për të ecur përpara. Sigurisht, në mënyrën e tij karakteristike shumë të veçantë të komunikimit, por shprehu respekt”, komentoi Rama.
Sa i përket faktit që ka raporte të mira edhe me Vuçiçin, edhe me Kurtin, përkundër marrëdhënieve të tensionuara reciproke, Rama tha se mes presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës ka shumë sulme.
“Dhe njerëzit më pyesin se si është e mundur kjo, por imagjinoni sikur të gjithë të shikonin bardhë e zi dhe të gjithë të mbanin pozicionet e tyre dhe askush të mos fliste me askënd. Gjërat nuk do të përmirësoheshin. Kështu që është gjithmonë më mirë të flisni me njerëz, përpiquni të kuptoni arsyet, paraqitni argumentet tuaja”, përfundoi Rama.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti Numri i personave që kërkojnë punë për më shumë se një vit është rritur ndjeshëm që... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot?













