Shqiperia
Rama thotë se Shqipëria është më e sigurt se Britania, Franca e Gjermania
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim” tha se Shqipëria është një vend i sigurt, ndryshe nga Londra, Berlini, Milano apo dhe Parisi.
Duke u ndalur te emigracioni, Rama tha se shqiptarët joshen nga fotot me photoshop që shikojnë në telefon për t’u larguar në vende të tjera, jashtë vendit tonë.
“Shqiptarët besojnë tek vetja, nuk besojnë lehtësisht derisa të provojnë të kundërtën, te vendi, në lidhje me atë që vendi është në gjendje t’iu ofrojë, e që mendojnë, gabimisht, se do të gjejnë kur të shkojnë jashtë. Kjo do të thotë që lufta është luftë, pa luftë, as jashtë apo kudo, nuk mund të fitosh.
Por, edhe diçka tjetër, është ende një lavjerrës, që është tek ky skaji që “dua të iki” sepse është edhe kjo gjëja që e kam në xhep e po e nxjerr (telefoni), ku ti kalon rëndom fotot e bukura të Britanisë së Madhe, Gjermanisë, kësaj, asaj dhe pastaj të aktorëve, të modeleve, të makinave dhe i thua vetes që “këto janë atje, duhet të iki atje”. Por nuk është kaq e lehtë, sepse është më shumë photoshop sesa realitet i jetës së përditshme të një shqiptari që shkon atje. Ajo çfarë më bën përshtypje, e kuptoj, por është se të gjithë të huajt që vijnë këtu janë të lumtur për sigurinë këtu.
Kur ua them njerëzve më kthehen: Çfarë po thua, aman! Ka siguri në Shqipëri dhe jo në Londër, jo në Berlin, Milano apo Paris. Po! Po! Të gjitha ata që vijnë këtu më thonë: “Po ecja me gruan në mesnatë, është diçka që e kemi dashur. Nuk është kaq e lehtë askund në Evropë. Parisi është i ndërlikuar, mbrëmjes nuk është e lehtë”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane Në vitin 2025, 214 persona humbën jetën në rrugët zvicerane, 36 më pak se një vit... -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga -
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve













