Sport
Rama vrapon qarkun e tij të fundit!
Rama ka deklaruar për albinfo.ch se në ndeshjen që luan në më 23 maj do të ketë edhe një solemnitet të vogël për fansat nga ana e tij
Milaim Rama, golgeteri veteran i Thunit, të mërkurën më 23 maj luan ndeshjen e tij të fundit në karrierën e tij aktive prej lojtari profesionist.
Futbollisti 36 vjeçar, i bërë i njohur si i pari shqiptar që ka luajtur në një kampionat evropian, te futbolldashësit në Thun dhe rrethinë gëzon një status kulti. Fansët e tij kërkojnë vazhdimisht inkuadrimin në ndeshje të Ramës me numrin e tij 9 në fanellë.
Për përfundimin e karrierës, Rama thotë për shtypin zviceran: “nuk kam mundur as të ëndërroj për një karrierë të tillë”. Të përkujtojmë: kur ai kishte ardhur nga Kosova si i ri 17 vjeçar, të vetmen përvojë me futbollin e kishte atë nga rrugët dhe fushat e fshatit ku kishte jetuar.
Ndërsa Milaim Rama ka deklaruar për albinfo.ch se në ndeshjen që luan kundër FC Zürichut, në mbrëmjen e 23 majit në stadiumin “Arena” të Thunit, do të ketë edhe një solemnitet të vogël për fansat nga ana e tij.
“Nëse edhe klubi ka organizuar ndonjë gjë, nuk kam informata”, shprehet futbollisti i cili me gjithë famën nuk ka humbur modestinë e natyrshme.
Rama, edhe pas “pensionimit”, do të vazhdojë me futboll. Ai ka marrë diplomën B të trajnerit dhe qysh tash disa klube kanë shprehur interesim për shërbimet e tij si trajner.
E-Diaspora
-
Britani
Arbër Aruqi diplomon në Akademinë Mbretërore Sandhurst Kosova me oficer të ri të diplomuar në Sandhurst, merr pjesë Arta Qehaja... -
Zvicër
Forbes prezanton Betim Djambazin, shqiptarin nga Zvicra që po ndërton robotët e së ardhmes -
Shkolla shqipe drejt hapjes në Bolonjë të Italisë, një hap i ri për diasporën -
“Mëngjesi i Vëllazërimit” në Samitin e Diasporës, Hoxha: Trashëgimia shpirtërore është themeli i unitetit kombëtar -
Hoxha takon Këshillin Koordinues të Diasporës, fokus bashkëpunimi për “Shqipëria 2030”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Forbes prezanton Betim Djambazin, shqiptarin nga Zvicra që po ndërton robotët e së ardhmes Forbes vlerëson Betim Djambazi për inovacionin robotik ETH Zürich... -
Migros shkurton vende pune, dhjetëra punonjës të prekur -
Rritje e ndjeshme e rasteve të pickimeve nga rriqrat në Zvicër -
Rriten shkeljet e të miturve në trafik në kantonin e Cyrihut, sidomos me trotinetë elektrikë -
Aplikacioni për luftimin e depresionit miratohet zyrtarisht dhe rimbursohet në Zvicër nga korriku













