Lajme
Rama: Zgjedhjet e ardhshme, të fundit pa pjesëmarrjen e diasporës
Kryeministri Rama me këtë rast është shprehur se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të fundit, ku shqiptarët e diasporës nuk do të mund të votojnë
Mbi 1000 pjesëmarrës, mërgimtarë shqiptarë nga 40 vende te botës, përfshirë edhe nga SHBA, Australia etj. kanë marrë pjesë në samitin e parë të diasporës, të zhvilluar ndonjëherë.
Pas mbrëmjes së të premtes, kute pranishmëve u janë drejtuar kryeministri i Shqipërisë, në rolin e nikoqirit Edi Rama dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot kanë filluar punimet e ndara në aktivitete të shumta që janë zhvilluar nëpër hapësira dhe institucione të ndryshme në Tiranë.
Në panelin e parë mbi diasporën kanë marrë pjesë ministri kosovar i punëve të jashtme Enver Hoxhaj, ai i Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe personalitete tjerë të rëndësishëm të diasporë. Në një panel tjetër ku veç të tjerëve ka marrë pjesë edhe ministri i diasporës, Valon Murati është trajtuar tema e nevojës për organizim më të mirë të diasporës.
Po ashtu në një tryezë tjetër, të zhvilluar në kuadrin e ministrive ku morën pjesë edhe ministri i arsimit i Kosovës Arsim Bajrami dhe homologia e tij nga Shqipëria, Lindita Nikolla u ngritën tema lidhur me shkollën shqipe në mërgim.
Në përmbyllje të punimeve të sotme të samitit, kryeministri Rama u bëri një pritje mërgimtarëve. Ai u lëshua në një bashkëbisedim me ta duke iu përgjigjur shqetësimeve të tyre të ndryshme. I pyetur për shkollimin e fëmijëve emigrantë në gjuhën shqipe, kryeministri Rama tha se, do të mbështesim të gjitha nismat e komuniteteve shqiptare që ndodhen në vende të ndryshme të botës , për të mësuar gjuhën shqipe.
“Tani në platformën e RTSH ka një emision i veçantë që do t’i kushtohet mësimit të gjuhës shqipe, si një mënyrë për të qenë sa më afër me ju, për këtë çështje”, tha ai. Kryeministri Rama me këtë rast është shprehur se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të fundit, ku shqiptarët e diasporës nuk do të mund të votojnë.
Duke folur me të pranishmit, kreu i qeverisë shqiptare ka prekur edhe çështjen e bashkimit shqiptar, i cili sipas tij duhet të realizohet në kuadër të kontekstit evropian.
“Bashkimin tonë duhet ta shohim si një projekt të realizueshëm në këtë kontekst. Jemi në kushtet që mund të ndërtojmë një hapësirë të përbashkët 100 për qind me Kosovën. Hapësira që na jep projekti evropian është e jashtëzakonshme. Unë jam optimist për të ardhmen e shqiptarëve”, ka thënë Rama.
“Unë jam optimist për të ardhmen e shqiptarëve dhe besoj i bindur se shqiptarëve e ardhmja u ka rezervuar vërtetë një jetë dhe një mënyrë të jetuari së bashku ashtu siç e meritojnë dhe siç u takon fëmijëve tanë”, ka thënë Rama veç tjerash.
Në mbrëmje, në Teatrin e Operës dhe Baletit është mbajtur një koncert enkas për pjesëmarrësit e samitit
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025




















