Muzikë
Ramë Lahaj magjeps publikun në Festivalin e Këngës me dy interpretime emocionale
Tenori Ramë Lahaj emocionon me dy interpretime magjepsëse në Festivalin e Këngës
Tenori i njohur Ramë Lahaj, kryetar i jurisë së Festivalit të Këngës në RTSH dhe një nga emrat më të vlerësuar të operës shqiptare në skenat ndërkombëtare, i dhuroi publikut një performancë të veçantë gjatë këtij edicioni të festivalit, përcjell albinfo.ch.
Me një zë të fuqishëm, të pastër dhe thellësisht emocionues, Lahaj rrëmbeu vëmendjen që në notat e para, duke krijuar një nga momentet më të spikatura të mbrëmjes. I shoqëruar nga Orkestra e RTSH-së, e cilësuar si “gjerdani” i festivalit, ai interpretoi dy këngë të dashura për publikun shqiptar, “Shiu i Verës” dhe “Vetë ke mbet”, duke sjellë një interpretim të nivelit të lartë artistik që u shpërblye me duartrokitje të gjata.
Pas performancës, Lahaj ndau vlerësime të veçanta për organizimin e Festivalit të Këngës, për rolin e RTSH-së dhe për punën e orkestrës. Ai theksoi se mbushja e sallës është dëshmi e vlerësimit për artin dhe traditën mbi 60-vjeçare të këtij festivali, duke përgëzuar njëkohësisht orkestrën, muzikantët dhe kujdesin e veçantë për skenografinë.
Tenori u shpreh gjithashtu i lumtur që është pjesë e jurisë së Festivalit të Këngës, në mesin e figurave që i vlerëson lart dhe që kontribuojnë në vazhdimësi për suksesin e këtij eventi muzikor.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?












