Lajme
Raporti “Inteligjenca gjinore”: Gratë promovohen sistematikisht më pak në kompani
Gratë shpesh anashkalohen për promovime në kompanitë zvicerane, edhe pse janë të paktën po aq të kualifikuara sa burrat. Në pozicionet jo-drejtues, përfaqësimi i grave dhe burrave është thuajse i barabartë, por kjo marrëdhënie ndryshon në momentin e promovimit të parë. Punësimi me kohë të pjesshme paraqet një pengesë të madhe për avancimin.
Këto janë përfundimet e “Gender Intelligence Report 2025”, hartuar nga shoqata Advance, e specializuar në barazi gjinore, dhe Universiteti i St. Gallen.
Megjithatë, raporti evidenton dallime të mëdha në sektorë të ndryshëm. Në gjashtë nga nëntë industritë e analizuar, gratë promovohen “më rrallë sesa përqindja e tyre në forcën punëtore do të sugjeronte.” Kjo hendek është më e theksuar në sektorin publik (17 pikë përqindjeje), konsulencë (15 pikë) dhe bankar (11 pikë).
Në sektorin publik, sipas Ines Hartmann, drejtoreshë e Qendrës për Diversitet, Aftësi të Kufizuara dhe Përfshirje në Universitetin e St. Gallen, problemi më i madh është në promovimet drejt niveleve të ulëta të menaxhmentit. Në nivele më të larta, përqindja e grave në promovime është pak më e lartë, ndërsa për pozicionet drejtuese shpesh rekrutohen persona të jashtëm, jo nga nivelet e ulëta të brendshme.
Në kontrast, në industrinë farmaceutike dhe teknologjinë mjekësore, si dhe në sektorin e teknologjisë, raporti tregon për një balancë më të mirë. Industria farmaceutike i ka kushtuar vëmendje të madhe barazisë dhe ka një orientim të fortë ndërkombëtar. Në sektorin e teknologjisë, ku gratë janë më pak të përfaqësuara, kompanitë “i kushtojnë vëmendje grave të pakta dhe i promovojnë qëllimisht.” Për më tepër, gratë në teknologji punojnë shpesh në financa apo menaxhim burimesh njerëzore, ku edhe përparojnë më lehtë.
Punësimi me kohë të pjesshme është një faktor kyç që pengon promovimin. Studimi tregon se personat me një orar pune më pak se 80% të kohës së plotë, janë më të rrezikuar të anashkalohen. Duke qenë se gratë punojnë më shpesh me kohë të pjesshme, ato janë më të prekur.
Në një sondazh, 61% e të punësuarve e konsiderojnë shumë të rëndësishme barazinë e mundësive, përfshirjen dhe diversitetin, por vetëm rreth një e katërta beson se punëdhënësi i tyre i jep rëndësi të njëjtë këtyre çështjeve. “Kjo tregon një hendek të madh mes pritshmërive dhe realitetit,” thekson Hartmann.
Studimi analizoi 376,000 të dhëna anonime nga punonjës të mbi 90 kompanive, që përbëjnë rreth 7% të fuqisë punëtore në Zvicër, dhe përfshiu edhe një sondazh me 600 punonjës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











