Sport

Rashica mund të zëvendësojë Shaqirin te Liverpooli

Futbollisti nga Vushtrria mund të largohet drejt Liverpoolit, aty ku Xherdan Shaqiri pritet të largohet

Futbollisti i talentuar, Milot Rashica, vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm tek skuadra angleze Liverpool.
Anësori i Kosovës ka shkëlqyer me fanellën e Werder Bremen, duke bërë që të vijë interesim i madh për të edhe nga jashtë Gjermanisë.

‘Liverpool Echo’ shkruan se Rashica pritet të afrohet në ‘Anfield’ gjatë verës, por si pasojë, Xherdan Shaqiri do të largohet.

Kartoni i Milotit vlerësohet me 28 milionë funte, por çmimi pëson rënie nëse Werder rrezikon rënien nga liga. Kështu, ish-anëtari i Llamkos Vushtrria pritet të jetë në dispozicion për 13 milionë funte.

Shaqiri do të jetë lojtarit që do të largohet nga ‘Anfield’, për të siguruar të hollat për kartonin e Rashicës.

Roma, Sevilla e CSKA Moscow janë disa nga skuadrat që interesohen për reprezentuesin e Zvicrës, përcjell Albinfo.ch.