Maqedonia
Rasti “Monstra”, lirohen nga burgu të dënuarit, rasti shkon në rigjykim
Gëzimi në familjet e të dënuarave për rastin “Monstra”, që mbrëmë lëshuan burgjet dhe iu bashkëngjiten familjeve të tyre është i papërshkrueshëm
Një ndër rastet më të rënda gjyqësore në Maqedoni i njohur si rasti “Monstra” duket se po shkon drejt qartësimit. Gjykata Supreme e Maqedonisë ka vendosur që t’i lirojë nga burgu të dënuarit me burgim të përjetshëm për vrasjen e pesë maqedonasve, në prill të vitit 2012, pranë një liqeni artificial në Smillkovcë, transmeton albinfo.ch.
Gëzimi në familjet e të dënuarave për rastin “Monstra”, që mbrëmë lëshuan burgjet dhe iu bashkëngjiten familjeve të tyre është i papërshkrueshëm. Haki Aziri pas lirimit nga burgu i Idrizovës tha se mbështetja e familjes ka bërë që më lehtë ta tejkaloj këtë sfidë të vështirë. Megjithatë sipas tij vendimtarë ishte bindja se është plotësisht i pafajshëm.
“Bindja në zot dhe bindja se jemi të pafajshëm dhe se një dit do të dalë e vërteta edhe mbështetja e familjarëve dhe mbështetja e gjithë popullit shqiptarë na ka bërë që të tejkalojmë edhe atë sfidë., deri dje kur na liruan dhe erdhëm pranë familjes. Shpresoj se do të dalë e vërteta shpresoj se ka dëshmi që do ta tregojnë pafajësinë tonë, ne jemi të bindur në vete se jemi të pafajshëm”, ka thënë Haki Aziri për televizionin Alsat.
Agim Ismailoviç tha se drejtësia mund të vonojë por një ditë e vërteta del në shesh. Ai shpreson se vetëm një gjyqësor i pavarur do të dëshmojë pafajësinë e tyre. Edhe familjarët e katër të akuzuarve shprehen të gëzuar për lirimin e të afërmve të tyre. E partitë shqiptare kanë qenë unike në reagimin e tyre pas vendimit për lirimin e 4 të dënuarve për rastin “Monstra” duke përshëndetur vendimin e gjykatës.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka konfirmuar se dekada e fundit ka qenë më e nxehta e... -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana












