Sport
Gjermania në gjysmëfinale, rasti për Mustafin
Shkodran Mustafi më 2014 fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë, duke u bërë futbollisti i parë shqiptar që arrin një sukses të tillë
Shqipëria u eliminua nga Kampionati Evropian në fazën e grupeve, derisa në 1/8 e finaleve u eliminua edhe Zvicra ku paraqiten gjashtë futbollistë shqiptarë. I vetmi në garë ka mbetur Shkodran Mustafi, i cili me Gjermaninë u kualifikua në gjysmëfinale, shkruan albinfo.ch.
Mustafi është paraqitur vetëm në ndeshjen e parë ndaj Ukrainës, dhe arriti të shënojë gol, por me kthimin e Mats Hummels, ai u ul në bankën rezervë. Megjithatë, futbollisti i ri i Bayernit, u ndëshkua me karton të verdhë dhe do të mungojë në gjysmëfinale.
Ky është një rast i mirë që trajneri Joachim Low t’i besojë futbollistit shqiptar, i cili po kërkohet nga shumë skuadra evropiane. Mustafi më 2014 fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë, duke u bërë futbollisti i parë shqiptar që arrin një sukses të tillë.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












